Vrasja e Artan Cukut/ Jambelli kishte shënuar emrin e tij në çdo faqe muri të qelisë
E Enjte 26 Prill 2018, 16:04
Dritare.net
Autori Ii dyshuar si porositës i vrasjes është Bledar Jambelli, dhe arsyeja mendohet të jetë hakmarrja.
Gjithçka nisi kur Cuku ka rihapur një dosje të vjetër vrasjesh, dhe në pranga ra pikërisht Bledar Jambelli.
Artan Cuku u kërcënua me jetë nga Jambelli, i cili i tha në zyrë se nuk do e harronte kurrë këtë ditë.
Nga ai moment Jambelli nuk ka ndalur kërcënimet për Cukun, madje në qelinë e tij ku ai vuante dënimin ai kishte shkruar emrin e Cukut me dhjetra herë, shkrime këto që nuk u fotografuan kurrë për tu marrë si prova./ I.M-Dritare.net