Vrasja e Artan Cukut, ende mister autori dhe motivet e vrasjes
E Enjte 20 Prill 2017, 16:04
Dritare.net
Prokuroria ka mundur të sigurojë disa pamje që dyshohet të jenë të autorit të vrasjes së Cukut, dhe ka vënë në dispozicion shumën prej 10 milion lekësh të reja për çdo informacion që mund të shërbejë në hetimet për identifikimin e autorëve.
Pamjet e publikuara nga policia janë shpërndarë edhe në burgjet e vendit, pasi dyshohet se autori mund të ketë qënë ish-i dënuar.
Dhjetra telefonata kanë mbërritur në sallën operative në numrin që policia ka vënë në dispozicion, por që asnjëra nga to nuk i ka shërbyer hetimit.
Në këto kushte prokuroria në bashkëpunim me policinë vijon të publikojë pamjet e vrasësit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e autorit të vrasjes së Cukut./ dritare.net