Vrasja e 28 vjeçares në Lezhë, dëshmitarja: Ja pse e qëlloi Etlevën!

Dorela Nikolli, dëshmitare e vrasjes së Etleva Ndokës, ishte në parukeri në momentin që Alfred Nikolli e qëlloi për vdekje. Në një intervistë në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, ajo ka rrëfyer bisedën e fundit mes Etlevës dhe Alfredit.

Si ndodhi ngjarja?

Etleva e ka denoncuar sepse ai gjithmonë e ka shqetësuar. 6 muaj ai u largua. Nuk u duk fare. Pas 6 muajsh erdhi dhe tha: pse më ke padit në polici dhe kaq. Ai vinte dhe e shqetësonte në punë 2­-3 muaj, para se ajo ta denonconte. Ai i bënte shumë të këqija, e bezdiste, i kërkonte nr. e telefonit. Njëherë e ka goditur në punë dhe ka ikur. Unë nuk e di si kam shpëtuar prej tij, që nuk më vrau aty me Etlevën.

LEXO DHE :  Rama ndan fotot: Gati shkollat e reja në Kolonjë, Shijak, Lushnje e Maliq!

Çfarë ka pasur mes Alfredit dhe Evës?

Asgjë. Ai kishte inat pse Eva nuk e pranonte. Nuk ka pasur asnjëherë asgjë mes tyre. Eva ka shkuar e ka denoncuar. Ai ka dashur ta heqë qafe. Ai e dinte se ajo ishte e martuar, i dinte të gjitha për të.

Ku ishit ju kur qëlloi?

Unë aty kam qenë. Më ka kërkuar ndihmë. Pastaj nuk mbaj mend asgjë. Vetëm ka goditur dhe ka ikur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.