Vota në OKB/ Pas akuzave të Nishanit, reagon Bushati: Kemi vepruar sipas ligjit

Vazhdojnë replikat në distancë mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe presidentit të republikës, Bujar Nishani, sa i takon konfliktit lidhur me votën e Shqipërisë në OKB për armët bërthamore. Një ditë pasi Nishani tha se nuk ishte e vërtetë që ministri i Jashtëm e kishte sqaruar lidhur me votën e dhënë në OKB, ka ardhur edhe reagimi i Bushatit.

“Shkresa që ka Presidenti është një fakt lehtësisht i verifikueshëm. Kemi vepruar në përputhje me ligjin dhe sqarimi ka qenë shterues. Presidenti ka kërkuar informacion shkresor për këtë çështje dhe ministria e Jashtme i është përgjigjur në formë shkresore. Kjo ka ndodhur përpara deklaratës time ditën e djeshme në Komisionin Parlamentar”­ tha Bushati.

Dje Bujar Nishani reagoi përmes një njoftimi për mediat në lidhje me deklaratën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili tha se për votën kundër në Asamblenë e NATO-­s për armët bërthamore ishte njoftuar Presidenti i Republikës.

LEXO DHE :  Sipas astrologëve, këto janë shenjat më të jashtëzakonshme të zodiakut

“Deri më sot nuk ka patur asnjë informacion apo shpjegim me shkrim apo verbal të ardhur nga Ministri i Punëve të Jashtme për Presidentin e Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës kërkon nga Ministri i Punëve të Jashtme të mos dezinformojë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë dhe opinionin publik me të pavërteta, veçanërisht për çështje kaq thelbësore për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet aleate strategjike dhe partnere në NATO, ndaj ftojmë Ministrin e Jashtëm të bëjë publike shkresën të cilën ai pretendon se ka informuar në rrugë institucionale Presidentin e Republikës!”, thuhej në njoftimin e bërë nga Presidenca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.