Vonoi urdhrin e mbrojtjes për Liljana Rukon, nën procedim gjyqtari
E Hënë 5 Dhjetor 2016, 18:06
Dritare.net
Gjyqtari Ergys Selmani ka vonuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e shtetases Liljana Ruko institucioneve përgjegjëse. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Policia arsyeton se pas vonesës së urdhrit të mbrojtjes ka ardhur pasoja e rende e vrasjes se shtetases nga bashkëshorti i saj.
Policia e Fierit ka nisur procedimin për shpërdorim detyre edhe të kryetares së Zyrës Përmbarimore në Fier, shtetases L.SH. 36 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se kjo shtetase ka shkelur ligjin duke moskryer asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen Liljana Ruko.