Vogëlushja siriane këndon e gëzuar, por një bombë i bie në shtëpi
Dritare.net
Një vogëlushe e gëzuar është duke kënduar dhe nëna e saj e filmon me celular. Video është vetëm 40 sekonda. Tingujt e gëzuar të vogëlushes ndërpriten nga një shpërthim jashtë shtëpisë. Gjithcka përmbyset, dhe gëzimi fëmijëror ndërpritet aty.
Nuk dihet sesa janë plagosur nga ngjarja, por konflikti në Siri ka hapur plagë në qidnra mijëra familje.
Para pak ditësh simbol i horrorit në Siri u bë vogëlushi Omran Daqneesh, 5 vjec. Ai u shpëtua, i gjakosur u dërgua në një ambulancë, por i vogli i tronditur, as nuk qante, sic do të bënte cdo fëmijë, as nuk thirri ndihmë, apo të këkronte prindërit. Ai vetëm rrinte i heshtur, i mësuar me vuajtjet e luftës.
Omran shpëtoi, por vëllai i tij Ali, vetëm 10 vjec u vra në atë sulm.
Muaj më parë, fotoja e vogëlushit Alan, 3 vjec i mbytur në bregdetin turk u bë fotoja simbol e terorrit që po përjetojnë refugjatët e luftës.