15:25 - 14 Dhjetor, 2019

Voda: Lehtësi në pikat kufitare për shmangien e radhëve

 E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, zëvendësministrja e Rendit, Rovena Voda tha se, Policia e Shtetit ka hartuar një plan operacional për mbarëvajtjen e sezonit turistik që në janar.

“Policia e Shtetit ka hartuar një plan operacional për mbarëvajtjen e sezonit turistik që në janar. Me shumë seriozitet, për shkak edhe të një eksperience të krijuar tashmë me një taskforcë që funksionoi shumë mirë dhe nxorëm mësime, ne hartuam një plan të përgjithshëm operacional që në janar”, – tha Voda.

Voda shtoi se nga “1 maji deri më 1 korrik 2019, kanë hyrë 1.092.623 shtetas të huaj dhe mbi 200 mijë kanë hyrë vetëm në Rinas”, ndërsa sqaroi edhe lehtësitë në pikat kufitare me qëllim shmangien e radhëve.

LEXO DHE :  Fotot- Të qeshur e të përqafuar/ Macron magjepset nga kryeministrja e re e Finlandës

“Ne kemi pika të përbashkëta të kalimit kufitar me Kosovën, që funksionojë një në hyrje dhe një në dalje, që do të thotë të mos ketë kontrolle të dyfishta dhe kjo pikërisht për të shmangur radhët e gjata, mërzitjen e turistëve. Me Maqedoninë jemi në negociata për pika të përbashkëta. Në Han të Hotit kemi një pikë të përbashkët. Fluksi është i madh”, – shtoi Voda./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.