VOA: Petrit Vasilit i është refuzuar viza. Kryemadhi: Nuk e vë dorën në zjarr as për Metën
E Enjte 16 Maj 2019, 18:06
Dritare.net
Kryemadhi, ka thënë se mendon se jo, por ka shtuar se nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e bashkëshortin e saj, Presidentin Meta.
Sipas burimeve tona Petrit Vasilit i është refuzuar viza, mund ta konfirmoni?
“Jo nuk besoj që i është refuzuar viza zotit Vasili. Nëse ka një njeri më pa probleme është Vasili, por nuk e vë dorën në zjarr, as për fëmijët e mi as për bashkëshortin tim. Por në çdo rast, çdo ndarje informacioni në raste të tilla me Ambasadën Amerikane dhe me LSI do të jemi të gatshëm. Por mos harrojmë se Vasili ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lu për Reformën në Drejtësi”./ I.M-Dritare.net