Vlorë/ Arrestohet 23-vjeçari, kërkohej prej kohësh nga policia
E Premte 30 Mars 2018, 10:10
Dritare.net
NJOFTIMI I POLICISË
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim dhe arrestohet në flagrancë një tjetër nga Policia Rrugore!
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
Hermes.B., 23 vjeç, banues në Vlorë
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentative”, e parashikuar nga neni 134/2 e 22 të Kodit Penal./K.Ç/Dritare.net