Vlora nuk gjen qetësi, tritol fasonerisë së egjiptianit, një i shoqëruar
Dritare.net
Tritoli ka shpërthyer në një masoneri, e cila është pronë e një shtetasi egjiptian, ndërkohë që policia ka shoqëruar një person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërkohë nga informacionet e para bëhet me dije se në gjeneratorin e fasonerisë është vendosur rreth 150 gram tritol, shpërthimi i të cilit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë është vënë re se para shpërthimit pranë fasonerisë kanë qenë dy persona, të cilët dyshohet të jenë autorët.
Blutë e Vlorës kanë marrë njoftimin e banorëve dhe menjëherë kanë bërë të mundur rrethimin e zonës dhe sekuestrimin e kamerave për të vijuar hetimet lidhur me shpërthimin, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta./e.k-Dritare.net