Vizita në Holandë/ Ruçi: Shqipëria i ka bërë detyrat, gati për çeljen e negociatave

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe deputetja demokrate, Rudina Hajdari prej ditësh ndodhen në një vizitë zyrtare në Holandë. Kryefjala e kësaj vizite ishte çelja e negociatave me BE-në.

Gjatë seancës dëgjimore me Komisionin për  Çështjet e BE-së në Parlamentin e Holandës, deputetët e Komisionit kërkuan vlerësimin e delegacionit shqiptar nëse është apo jo gati Shqipëria për hapjen e negociatave.

“Po, Shqipëria është gati për çeljen e negociatave në qershor sepse i ka bërë në mënyrë shembullore detyrat e saj të shtëpisë. Me reformën në drejtësi, si kryereforma e integrimit, Shqipëria ka dhënë një shembull jo vetëm për vendet aspirante, por edhe për vendet e BE-së.”,– Ruçi.

LEXO DHE :  Menca e veçantë e Tikut, mes kafeneve të panumërta në Tiranë

Gjatë vizitës në Holandë, Ruci ka folur edhe për situatën në vend, protestat e opozitës, etj.

“Ka gëzuar të gjitha kushtet dhe mundësitë për ushtrimin e kompetencave parlamentare dhe të kontrollit të Qeverisë, por nuk i ka shfrytëzuar.”,- shpreh ndër të tjera Ruçi./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.