Vitit shkollor po i vjen fundi, ndërsa fëmijët tanë janë thuajse të panjohur për mësuesit, interesat e tyre posaçërisht!

Nga Av.Denisa Daka

Vitit shkollor po i vjen fundi, ndërsa fëmijët tanë po përgatiten ditë pas dite për provimet a rezultatet e fundit.

Në këtë përpjekje të gjatë në udhën e dijes, pakkush prej mësuesve në këto institucione arsimore këtu, i inkurajon a mbështet siç duhet secilin prej tyre, ndërsa përpos programit mësimor nxënësit pothuaj janë të panjohur për mësuesit, interesat e tyre posaçërisht.

Veprime jo motivuese, kritika a ndëshkime verbale posaçërisht, zëvendësojnë jo në pak raste veprimet mbështetëse, inkurajuese e lavdëruese përveçse, duke neglizhuar faktin aq domethënës, që secili prej fëmijëve tanë, është unik në llojin e vet.

Në Singapor, një ndër shtetet me nivelin më të lartë të arsimit në botë, drejtori i një shkolle u ka dërguar këtë letër fantastike prindërve të nxënësve të shkollës së tij:

Të dashur prindër!

Provimet e fëmijëve tuaj do të fillojnë së shpejti.

E di që të gjithë jeni në ankth, sepse doni që fëmija juaj të dalë sa më mirë.

Por ju lutem, mos harroni, se mes nxënësve që do të ulen për provime, ndodhet një artist, i cili nuk ka nevojë të dijë shumë për matematikën.

LEXO DHE :  TAP dhuron njësi të lëvizshme banimi për të prekurit nga tërmeti

Ndodhet një sipërmarrës, i cili nuk do t’ia dijë për historinë, apo letërsinë angleze.

Ndodhet një muzikant, notat e të cilit në kimi nuk kanë rëndësi fare.

Ndodhet një sportist, për të cilin gjendja fizike është më e rëndësishme se fizika.

Nëse fëmija juaj merr notat më të larta, atëherë shumë mirë! Por nëse jo, ju lutem mos ua hiqni vetëbesimin dhe dinjitetin.

Thojuni që nuk ka problem, është thjeshtë një provim!

Ata janë të prerë për gjëra shumë më të mëdha në jetë.

Thojuni se sido që të dalin në këto provime, ju i doni dhe nuk do t’i gjykoni.

Ju lutem bëjeni këtë dhe kur ta bëni, shihni që fëmijët tuaj do të pushtojnë botën.

Një provim apo notë e ulët, nuk do të mund t’ua heqë atyre ëndrrat dhe talentin.

Dhe ju lutem, mos mendoni se doktorët dhe inxhinierët janë njerëzit më të lumtur në botë.

Përzemërsisht,

Drejtori!

Një gjest i vogël, që motivon e rrit njerëz të shëndetshëm mendërisht përveçse./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.