Viti i ri shkollor/ Ahmetaj: Kemi investuar 1.58 miliardë lekë për arsimin
E Diel 16 Shtator 2018, 19:07
Dritare.net
Përmes videos, Ahmetaj tregon se, për arsimin profesional janë investuar rreth 1.58 miliardë lekë. Dhe deri në vitin 2021 do të investohen rreth 3 miliardë lekë.
“Nesër viti i ri mësimor fillon edhe për 19,220 të rinj të shkollave të arsimit profesional. Vëmendja jonë nuk ka munguar në përmirësimin e infrastrukturës në vitet e fundit, me ndërtimin e rikonstruksionit të godinave, por edhe me zhvillimin e bazës prodhuese për laboratorët. 1.5 miliardë lekë të investuara në pesë vite nga buxheti i shtetit, e po kaq do të investohen në 3 vitet që vijnë!”, shprehet ministri Ahmetaj./K.C/dritare.net