Viti i ri akademik, Shahini-studentëve: Na shkruani për çdo gjë!

Sot nis viti i ri akademik 2019-2020. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një videomesazhi në Facebook, thotë se kanë punuar gjatë gjithë verës për realizimin e Paktit të Universitetit. Ajo u bën thirrje të gjithë studentëve të mbajnë komunikim të hapur me ministrinë dhe t’u shkruajnë për çdo gjë.

Të dashur studente sot fillon viti i ri akademik. ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës me realizimin e Paktit të Universitetit Do të vazhdojmë me politikën e përgjysmimit të tarifës, për studentët e ciklit të parë dhe të integruar. Do vijojmë me dhënin e bursave për ekselentët dhe kategorinë në nevojë. Kemi investuar në konvikte, jo vetëm në Tiranë. Ju lutem na shkruani për çdo gjë, nëse keni pyetje dhe shqetësime. Ta mbajmë komunikimin hapur, t’i mbledhim të gjitha energjitë bashkë që ta çojmë përpara ‘Paktin për Universitetin” dhe të përmirësojmë cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri”, tha Shahini./E.B-dritare.net

Për një vit të mbarë akademik 😊

Gepostet von Besa Shahini am Sonntag, 13. Oktober 2019

LEXO DHE :  Foto/ Ja gjendja e protestuesit të Astirit, që u tha se kishte vdekur!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.