Virusi kinez po përhapet edhe në zonat e thella rurale
E Mërkurë 29 Janar 2020, 14:02
Dritare.net
Deri më tani, janë shënuar 132 viktima në Kinë. Janë të paktë 6061 raste të konfirmuara në vend, duke tejkaluar kështu numrin e të prekurve me virusin Sars, i cili shpërtheu në 2003. Ndërsa në vendet e tjera janë raportuar për 91 raste.
Tibet, i cili ishte rajoni i Kinës, deri më tani i paprekur nga virusi, konfirmoi kështu sot rastin e parë. Kjo do të thotë, që korona-virusi, nuk është përhapur vetëm në zona urbane e të mbipopulluara, por edhe në zonat e thella.
SHBA dhe Japonia, kanë tërhequr qytetarët e tyre nga Wuhan. Ndërsa vendet e tjera po përgatisin planet për të evakuuar qytetarët e tyre./L.F-dritare.net
*Lexo edhe Koronavirus/ A infektohemi prej pakove online nga Kina? Përgjigjet mjeku!