Vidhnin naftën e mjeteve të TAP, arrestohen 2 persona
E Premte 7 Korrik 2017, 17:05
Dritare.net
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Arben Fama, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje në një Shoqëri Private të Sigurisë Fizike) si edhe
Denis Nuri, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 07.07.2017, në fshatin Polenë shtetasi Arben Fama, në bashkëpunim me shtetasin Denis Nuri, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja” të kryera në bashkëpunim.