Mësohet se grabitësit të cilët kanë qenë më shumë se dy persona kanë kërcënuar rojën e bankës dhe më pas kanë thyer xhamin dhe kanë hyre brenda. Ata kanë marrë një sasi parash, të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.
Njoftimi i policisë:
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i një Banke të Nivelit të Dyte, dega Laç ne ora 16:24 minuta.
Patrulla e parë e Policisë ka shkuar brenda 3 minutash tek Banka nga njoftimi i marrë, dhe pas 15 e 20 sekondash nga e para, kane mberritur edhe 2 Patrulla të tjera policie.
Nga kontakti i parë i marrë me punonjësit e bankës ka rezultuar se 3 persona të maskuar ende të paidentifikuar, 2 prejt tyre me armë zjarri (pistoletë) dhe njëri me vare kanë thyer xhamin e derës kryesore të njësisë së Bankës dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë një sasi parash.
Leket ishin në përpunim nga punonjësit e bankës.
Me pas janë larguar me një automjet.
Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj.
Nga veprimet e kryera rezulton se nuk ka persona të lënduar dhe se autorët nuk kanë qëlluar me armë.
Në lidhje me ngjarjen, u ngritën menjëherë pika të shumta kontrolli, në të gjitha akset që lidhin qytetin e Laçit me qytetet e tjera.
Në Laç, kanë mbritur menjëherë Drejtori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i FLO-së dhe Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit.
Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë shkuar edhe 2 grupe të FNSH-së Tiranë dhe një grup i FNSH-së Shkodër.
Gjithashtu në ndihmë të specialistëve për hetimin e krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar edhe ekspertë të hetimit per Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Forca të shumta policie po krehin zonën dhe po vijojnë kontrolle në ambjente ku mund të jenë fshehur autorët dhe mjeti që kanë lëvizur.
Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, deri tani janë kryer një sërë veprimesh në vendngjarje dhe në terren.
Grupi hetimor po sekuestron çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Njëkohësisht po vijon puna për sekuestrimin e të gjitha kamerave në të gjitha drejtimet që të çojnë në bankën ku ndodhi ngjarja.
Deri tani janë shoqëruar disa persona, si dhe janë kontrolluar banesa e garazhe.
Specialistë të bankës qëndrore të këtij filiali po punojnë për përcaktimin e shumës së parave të vjedhura.
Dinamika e hetimeve është në zhvillim e sipër dhe për arsye hetimore nuk mund të bëjmë me dije detaje të tjera./a.f/Dritare.net