Video/ Xhensila Myrtezaj, surprizë mahnitëse Bes Kallakut në 2-vjetorin e martesës
E Diel 1 Shtator 2019, 22:10
Dritare.net
Xhensila i ka përgatitur një darkë romantike Besit, me qirinj gjithandej dhe urime speciale për bashkëshortin e saj. Ndërsa hedh disa video në Instastory, këngëtarja thotë se, nuk janë vetëm bashkëshortët që u bëjnë surpriza dhe darka romantike grave, por ka edhe gra që bëjnë.
Çdo gjë duket përrallore, qirinj, tavolina me detaje mahnitëse etj.
Por për momente të tilla fjalët janë pak, ndaj shikoni videon më poshtë dhe mahnituni dhe ju si ne nga surpriza e Xhensilës për Besin./K.C/dritare.net