Video/ Veggies në VegFest Albania, festivalin e parë vegjetarian në Tiranë

VegFest Albania është festivali i parë vegjetarian, i cili u zhvillua në Tiranë.

Në sheshin e Pazarit të Ri, morën pjesë shumë restorante e biznese, të cilat promovuan dhe inkurajuan të ushqyerit shëndetshëm me bazë vegjetariane, si dhe përdorimin e kozmetikës me bazë bimore e vegane.

 

Pjesëmarrës në këtë festival të organizuar nga BhaktiMarga në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ishte dhe restoranti më unik vegjetarian në vend, Veggies Tirana.

Shef Xhema, sëbashku me stafin e tij mikëpritën në stedën Veggies, mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj, të cilët degustuan shije unike duke filluar nga quinoa me miks perimesh, petë orizi të mbushura me kërpudhë, kungull e salcë, deri te torat e shijshme vegane dhe frutat shumëngjyrëshe të llojeve të ndryshme.

LEXO DHE :  Ky është mëngjesi i përkryer i Sara Hoxhës!

Larmia e produkteve fantastike me ngjyra dhe shije, i dhanë kuptimin këtij festivali, që bëri bashkë njerëz të orientuar drejt shëndetit të mirë.

Nëse ju nuk morët pjesë, keni humbur diçka shumë të bukur. Por mos u shqetësoni, sepse ne kemi një lajm të mirë për ju.

Mund të shkoni te restoranti i Veggies Tirana, të cilin e gjeni hapur çdo ditë, dhe që ju mirëpret në rrugën Nikolla Tupe, në Bllok.

Vetëm shkoni, provoni çfarë pjatash krijon shef Xhema, dhe ne jemi të sigurt që ju do ktheheni dhe riktheheni përsëri./dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.