Video/ Tymi i zi përfshin Arenën Kombëtare

Shtëllunga tymi të zi janë parë te Arena Kombëtare në Tiranë, e cila është në ndërtim e sipër.

Në videon e publikuar nga Shqiptarja.com duket qartë se stadiumi nuk ka asnjë problem, por tymi dilte nga disa kazanë mbeturinash që iu ishte vënë flaka në mënyrë të papërgjegjshme.

LEXO DHE :  Përplasen 3 makina në aksin Fier-Lushnjë, vdes 18-vjeçari

Në momentin e parë banorët dhe kalimtarët kanë menduar se ka marrë flakë stadium kombëtar, i cili është në ndërtim e sipër, por fatmirësisht gjithçka ishte në rregull.

Për shuarjen e flakëve që iu ishte vendosur kazanëve është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve./ e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.