Video/ Surpriza e së bijës që përloti Aleksandër Gjokën për datëlindje!

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar ka festuar 60-vjetorin e lindjes. Për të festuar datëlindjen, të afërm, miq e kolegë i organizuan një darkë në vilën Las.

Surpriza më e bukur në këtë darkë ishte ardhja e së bijës. Xhoel kishte ardhur nga Italia enkas për datëlindjen e të atit dhe zgjodhi një mënyrë të bukur për ta befasuar. Xhoel u vesh si kameriere e lokalit dhe e befasoi të atin. Fillimisht këngëtari nuk e kuptoi fare që ishte ajo, por më pas kur e zbuloi, u përlot dhe e përqafoi.

Xhoel bashkë me të ëmën dhe vëllanë jetojnë prej shumë vjetësh në Itali, prandaj edhe pjesëmarrja në këtë formë e surprizoi jashtë mase Aleksandër Gjokën. Dritare.net sjell ekskluzivisht për ju disa çaste nga festa e datëlindjes së këngëtarit.

LEXO DHE :  Rama i nis letrën e pestë Bashës: Shpresa vdes e fundit, kërkoj sërish dialog!

‘Videon e filmuar nga Daniel Muçaku’

Dhurata të shumta ka marrë këngëtari nga të afërmit e miqtë. Një dhuratë e veçantë, përpos befasisë nga e bija, ishte edhe shishja e verës e personalizuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Dritare.net mëson se të pranishëm në festën e datëlindjes së këngëtarit ishin dhe Redon Makashi, Elton Deda Kujtim Spahiu, Sokol Shehu, Eneda Tarifa, Arian Gjici, Erion Mustafaraj, Dashnor Diko, i nipi Enis Gjoka, Bledar Sejko etj./K.C/dritare.net

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.