Video/ Sulmohet me miell kandidati për President të Francës

Kandidati i Republikanëve në zgjedhjet presidenciale në Francë, François Fillon, u sulmua me miell gjatë një takimi me elektoratin. Ai po takonte mbështetësit e tij, kur një person zbrazi në kokën e tij një kuti me miell. Gjithsesi Fillon vijoi programin e tij dhe doli përpara mbështetësve, duke komentuar incidentin. Ai tha se kundërshtarët po përpiqen me të gjitha mënyrat për dekurajuar dhe ironizoi duke sjellë në vëmendje një nga pikat kyçe të programit të tij, rritjen e prodhimit vendas.

LEXO DHE :  Historike/ India niset me sukses për në Hënë

“Shpresoj që mielli të jetë francez”, tha kandidati për president. François Fillon është vënë në qendër të kritikave pas skandalit, ku u përfshi bashkëshortja e tij, Penelope, e cila akuzohet se është paguar për një detyrë që nuk e ka kryer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.