Video/ Shkëlqen Jonida Maliqi, ngre në këmbë publikun e Eurovision
E Enjte 16 Maj 2019, 22:10
Dritare.net
Në fund të performancës së këngës “Ktheju tokës” në shqip, publiku reagoi me duartrokitje dhe brohoritje.
Këngëtarja Maliqi ka falënderuar sallën dhe ndjekësit në shqip, anglisht dhe hebraisht, pasi Euroson po zhvillohet në Tel Aviv.
Në fund të natës së dytë të Festivalit Europian të Këngës do të jepet vlerësimi nga votat e publikut dhe të gjithë personat jashtë Shqipërisë mund të votojnë Jonida Maliqin që mban kodin #ALB./e.k-Dritare.net