Video/ Shfaqet traileri i filmit për Gërdecin, 'War Dogs'
E Premte 25 Mars 2016, 16:04
Dritare.net
Protagonistët e filmit janë dy aktorët e mirënjohur të Hollivudit, Jonah Hill, i cili luan rolin e Efraim Diverolit dhe Miles Teller, në rolin e David Packouz.
Filmi, që është një komedi e zezë, tregon sesi dy të rinj në të 20-at, arrijnë të nënshkruajnë një kontratë 300 milionë dollarëshe me qeverinë amerikane për të furnizuar me armë forcat aleate të Amerikës në Afganistan. Por shumë shpejt ata e gjejnë veten në rrezik deri në ditën kur arrestohen dhe dënohen me burg në Amerikë.
Filmi nga Warner Bros do të dalë në kinema më 19 gusht 2016./dritare.net/