Video/ Sheshi: Emigrantët në dorën e Majkos, tallje
E Enjte 22 Mars 2018, 11:11
Dritare.net
I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në Ora News, deputeti Dashamir Shehi është ndalur edhe tek Ministria e Diasporës.
Ai ka kritikuar punën e deritanishme të kësaj Ministrie, duke deklaruar se ende nuk dihet se me çfarë merret.
“Kjo që ka bërë kjo qeveri nuk ka lidhje fare me emigracionin. Ajo është një ministri gjoja për diasporën, ajo është një letër atje. Nëse ne themi se me këtë punë do merret Majko, me këtë hallin e madh që kemi ne këtu, ne po tallemi”,-tha Shehi./ I.M-Dritare.net