Video/ Rudina Hajdari përplaset me nxënësin në Shkodër: Je shtojca e Edi Ramës
Dritare.net
Deputetja, Rudina Hajdari është përballur me një incident pasditen e sotme, ndërsa shkoi të vizitonte të rinjtë në Shkodër, në shkollën e gjuhëve të huaja,
“Shejnaze Juka” në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve të Huaja. Gjatë aktivitetit, Hajdari është përballur me një incident. Një djalosh i ri është ngritur në këmbë dhe i ka shkuar para deputetes, duke i thënë se, është shtojca e kryeministrit, Edi Rama. Deputetja ka replikuar ndërkohë me të riun. Hajdari i ka thënë nxënësve se politika nuk duhet t'i përçajë. Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë. Ne jemi këtu për të festuar, a je nga Evropa apo nga je? Do bëhesh çun evropian apo jo? Nxënësi: A njef Azem Hajdarin ? Rudina Hajdari: Unë e njoh Azem Hajdarin e më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin Nxënësi: Unë e njof Azem Hajdarin po se njeh ti. ai ka luftu për demokracinë këtu, ti po lufton me sjell komunizimin. Shtojca e Edi Ramës je ti, ti je turpi i shqiptarëve. Je turpi i shqiptarëve”. Rudina Hajdari: Të dashur nxënës dhe mësues, ajo që ndodhi tani është pikërisht cfarë bën politika sot. Ne na ndan mes PS dhe PD, ne nuk duhet ta lejojmë të na përçajnë. Ne jemi shqiptarë në radhë të parë./K.C/dritare.net [video width="866" height="504" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2019/09/o-1.mp4"][/video]