Video/ Si reagon Berisha, kur votoheshin ministrat e tij dhe kur votohen të Ramës!

Sali Berisha si kryeministër dhe si ish-lider i opozitës ka reaguar në dy forma të ndryshme dhe dy raste të ndryshme votimi ministrash në Parlament. Dritare.net ka sjellë për ju dy video të Berishës në Parlament.

Reagimi i Berishës në Parlament, në 2013-ën, kur Visar Zhiti votohet ministër i Kulturës:

“Zotërinj deputetë, një mirënjohje të thellë për këtë votë historike, me të cilën ju përmbysët një përpjekje primitive të Evdin Ramës për të shkuar në qeveri teknike, e cila dështoi. Zotërinj deputetë të Partisë Socialiste, minorancë e nisët, minorancë e sosët, minorancë do të ktheheni, minorancë do të mbeteni. Urime!”

Reagimi i Berishës në 2019-ën, kur në Parlament votohen ministrat e rinj të Ramës:

‘Ky i pafytyrë që uzurpon çdo pushtet dhe nxjerr opozitën jashtë, kështu voton ky që s’ka nder as dinjitet. Qeshni, qeshni, por ditët do t’ju vijë një nga një. Kështu votojnë këta, që kanë fytyra të droguara. Kështu votojnë këta që kanë frikë nga hajnat, dhe ky është një turp. Është një faqe e zezë, por ti nuk ke fytyrë, nuk ke faqe, nuk ke nder. Je një hiç, që vepron në këtë mënyrë, ke frikë ti, puçist i ndyrë, që merr të gjitha pushtetet dhe i nxjerr jashtë. Duartrokisni, duartrokisni, se e keni çuar Parlamentin në shpellë të mafies, me një kryemafioz, puçist. Dhe t’i sillesh këtu si ministri i fundit i sigurimit të diktaturës. Vetëm ti mund ta bësh një veprim të tillë, po fsheh hajnat, shkeljen  e procedurave,  po fsheh ndrikullat e drogës, që sot i bëni ministra. Edhe njëherë, Edvin Kristaq Urrejtja, i ke kohërat e numëruara me këto që bën ti, i bindur të jesh që, shqiptarët i fton të të zvarrisin për së gjalli. S’do të gjesh vrimë miu ku të futesh!”/dritare.net

LEXO DHE :  Video/ Prokuroria lëshoi urdhër-shoqërimi për Bashën, mbledhje e jashtëzakonshme në PD

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.