Video/ Rama: Mungonte ekoja në Spitalin e Sarandës, si u zgjidh problemi pas ankesës së Eltonit!

Kryeministri  i vendit, Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook, historinë e Eltonit nga Saranda. Eltoni shkroi në Platformën e Bashkëqeverisjes, sepse i është dashur të bëjë një eko të tiroideve. Pasi u  interesua, u informua se,  në Spitalin e Sarandës nuk mund të bëhet kjo eko, por vetëm në klinikë private. Arsyeja ishte sepse aparaturat e ekos ishin prishur, e amortizuar.  Ai thotë se, duke parë gjithë ndryshimet që po bëheshin në Spitalin e Sarandës, iu duk absurde që të mungonte diçka kaq elementare.  Dhe më pas i shkroi Platformës së Bashkëqeverisjes.  Pas ankesës në platformë, problemi u zgjidh, pra në Spitalin e Sarandës është vendosur një eko që funksionon.

LEXO DHE :  Rama në Turqi: Katastrofa dua të kthehet në frymëzim, kemi nevojë për ju

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me shembullin që ka zgjedhur Anjeza nga Saranda, ku qytetari përmes platformës shqiperiaqeduam.al kontribuon për të gjithë banorët e qytetit bregdetar, ju uroj një fundjavë të qetë🌹”,- shkruan Rama./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.