Video/ Rama: Ju tregoj Manastirin e Ravenës në Gjirokastër!
Dritare.net
"MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga Manastiri i Ravenës në Goranxi të Gjirokastrës, ju uroj një të diel të bukur ?", shkruan Rama.
Kjo kishë është ndërtuar në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor. Përbëhet nga naosi, narteksi dhe eksonarteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë triapsidal dhe ka përmasa të brendshme 6.80x5.60 metra. Kisha është ndërtuar me gurë shtresorë të vendosur në mënyrë të rregullt.
Tamburi i kishës është tetëfaqësh dhe i zbukuruar. Gjithashtu edhe korniza nën çati përbëhet me radhë në formë dhëmbësh të alternuara me radhë të drejta. Apsida e kishës është pesëfaqëshe.
Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e Ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”./K.C/dritare.net