Video/ "Rama ik!", ja thirrjet e opozitës në protestë!
Dritare.net
Basha: “Beteja do të vazhdojë deri sa shqiptarëve t’u kthehet parlamenti i zgjedhur nga vota e tyre, dhe të hapen dyert për t’i çuar ata drejt Evropës. Udhëhiqemi nga respekti për lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, ndaj e sotmja është ditë shprese, dita e rrugëtimit drejt Shqipërisë evropiane."
Flamur Noka: Më ka sjellë në Kuvend, Kukësi, Hasi e Tropoja, më kanë dhënë një porosi, pakt me krimin kurrë. Rama ik se ti ke bërë pakt me krimin, je përfaqësues i perversitetit. Koha jote mbaroi, nuk të lejojnë shqiptarët më, shumica të përbuzin, nuk pranojnë në krye një njeri me probleme të rënda psiqike.
Dashamir Shehi:“Ky zotëria që duam të përzemë është e keqja më e madhe që na ka ra këto 30 vjet. As ne nuk jemi mrekullia, shkëlqimi, pa huqe por si ky nuk i kishte ra Shqipërisë prandaj duhet ta përzejmë.
Ky që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë duke hudh helmin kundër shqiptarëve, ky që pretendon të bashkojë Shqipërinë me Kosovën do të ndajë dhe Shqipërinë nëse e lëmë, por nuk kemi për ta lënë kjo rrugë është e gjatë dhe e vështirë, por nuk a kthim mbara dhe nuk kemi rrugë tjetër”-
Luan Rama: Qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë!
Një popull mund ta gënjesh për një farë kohe. Një popull ta izolosh për njëfarë kohe. Një populli edhe mund t’ia vjedhësh votën me kriminelët për njëfarë kohë. Por një popull nuk mund ta gënjesh, nuk mund ta nënshtrosh, nuk mund ta gënjesh dhe nuk mund ta vjedhësh gjithë kohën.
Sot është koha e popullit. Sot është dita e lirisë. Prandaj të gjithë së bashku, në luftë kundër së keqes, në luftë kundër krimit, në luftë kundër atyre që nuk duan Shqipërinë, që nuk duan të ardhmen evropiane të Shqipërisë, që nuk duan të ardhmen evropiane të familjeve dhe fëmijëve tanë. Rroftë Shqipëria, poshtë krimi, poshtë e keqja e personalizuar tek Edi Rama.
Klevis Balliu: “Të dashur qytetarë fuqia është e juaja, jemi mbledhur për t-i thënë këtij krimineli: Rama ik! Koha e bandave mori fund, është koha juaj, merrni në dorë fatet e vendit. Rama ik!”, tha Balliu
Ervin Salianji: "Ne në datën 16 dëgjuam zërin tuaj, zërin e qytetarëve, zërin e votuesve. Mandati jonë, mandati im, Ervin Salianji ju takon sot juve, i takon qytetareve. Fitore!”
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU: “Jam sot këtu për ti thënë dallkaukut të përparimit: hapi rrugë shqiptarëve, zgjedhjeve të lira sepse shqiptarët do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë. Nëse detyrove 4 mijë shqiptarë të iknin nga Shqipëria, sot ka ardhur koha të ikësh ti. Shqiptarët janë të gatshëm siç larguan komunizmin të të largojnë dhe ty. Nuk mundet taksat e shqiptarëve të shkojnë tek duart e pesë vetëve. I them o nëtëdhejetë e nët-shë largohu ose shqiptarët do të punojnë qindëshin."/K.C/dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=BE3WL1Hu-qc&fbclid=IwAR2adfX2djRLNwnn6SdLfmymFkZ1Fap2tQfLTcokkKxhLixgKuKZiJ9KZlw