Video/ Rama i përkthen Thaçit mesazhet e Macron
E Enjte 11 Tetor 2018, 18:06
Dritare.net
Takimi mes Ramës e Thaçit me Macron është zhvilluar në Jerevan të Armenisë, aty ku po mbahet Samiti i Frankofonisë.
Në videon e publikuar nga Rama, shihen tre liderët të cilët po dikskutojnë së bashku.
Por, siç duket edhe në Video, ka qenë kryeministri Rama ai i cili i ka përkthyer mesazhet e Macron, për Thaçin, pasi ky i fundit tanimë dihet se nuk flet mirë gjuhët e huaja, madje edhe atëherë kur është përpjekur për të folur, më shumë u ka hyrë në punë faqeve të memeve./ I.M-Dritare.net