Video/ PS çel fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit

Partia Socialiste ka çelur fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. Në nisje të fushatës, fjalën e ka marrë kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla. Fushata është çelur te Parku Olimpik i Tiranës.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh shpresëplotë se PS-ja do fitojë të 61 bashkitë e vendit për të tjreguar se si qeveriset vendi.

Nuk është e rastësishme që e hapim sot fushatën në 1 Qershor, Ditën e Fëmijëve. Jemi të gjithë bashkë për të shkuar deri në 30 Qershor, ditën kur fiton e ardhmja dhe Kushtetuta dhe fëmijët tanë. Ne kemi qeverisur me sukses në 35 bashki të vendit dhe në 30 Qershor do të marrim përgjëgjësi të qeverisim edhe në ato 25 bashki ku s’patëm mundësi, duke filluar me Shkodrën, Lezhën, Beratin e Gjorkastrën. Ky 1 Qershor na gjen me një lajm shumë të gëzueshëm: KE rekomandoi pa asnjë kusht hapjen e negociatave për Shqipërinë, e unë sot shpreh gatishmërinë që jo vetëm fillojmë bisedimet por do jemi në qeveri edhe kur të marrim datën për anëtarësim në BE. Dy fjalë për ata që betohen e përbetohen nga mëngjesi deri në darkë se nuk do lejojnë të kryehen zgjedhjet: Është krim nga kushdo që e krye. Nuk besoj se ka ndonjë që do të marrë veten në qarë më 30 qershor. Ne jemi partia që bëm shtet e bëri Shqipërinë me Kushtetutë dhe do të qeverisë akoma.“,- tha Balla./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Tha se protestuesi kishte vdekur/  Ish-deputetja: Jam e lumtur, që më informuan gabim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.