Video/ Policia e kap me drogë, e çon në Komisariat me mjetin e tij luksoz
Dritare.net
Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Levani”. Sekuestrohen 42.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, arrestohet në flagrancë poseduesi. Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Levani”, arrestuan në flagrancë shtetasin: Ilia Papajani, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës se efektivëve te policisë, në hyrje të autostradës LevanTepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar mjetit tip “TOUAREG” me targa AA 789 JI, në bagazh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 42.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 10 pako. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 5 aparate të ndryshme celulari si dhe mjeti Touareg me targa AA 789 JI.