Një peshk, i quajtur Raja, është shfaqur në bregdetin e Karaburunit, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj të cilët kanë vrapuar për ta fotografuar atë.
Shfaqja e peshkut Raja, dëshmon edhe një herë se peshkatarët janë ndërgjegjësuar, dhe nuk gjuajnë më peshq as me dinamit, e as me mjete të tjera të paligjshme, çka ka shtuar faunën në Karabrun, ndërsa këto specie janë tanimë miqësore me njerëzit.
Në gjuhën shkencore, ai quhet Thornback ray, dhe është një specie peshku e familjes Rajidae.
Ky peshk gjendet në ujërat bregdetare të Europës, në bregdetin Atlantik të Afrikës Perëndimore, dhe në brigjet e Mesdheut.
Habitatet e tij natyrore janë dete të mëdha dhe dete të cekëta.
Thornback ray zakonisht gjendet në dete sedimentarë si baltë, rërë ose zhavorr në thellësi midis 10–60 metra. Peshqit e mitur ushqehen me kore të vogla, veçanërisht amfipodë dhe karkaleca të gjalla; të vegjlit ushqehen me gaforre, karkaleca dhe peshq të vegjël./ I.M-Dritare.net