Video/ Përplasje e dhunshme mes PD dhe policisë tek liqeni
E Hënë 28 Mars 2016, 12:12
Dritare.net
Madje, PD ka thënë se janë goditur ish-ministri i Financave, Ridvan Bode dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka. Sipas PD, policia ka goditur gjithashtu edhe kreun e grupit të këshilltarëve të PD, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli.
Protestuesit kanë zgjedhur të vendosin çadra brenda rrethimit për këndin e lojërave, me qëllim ndërprerjen e punimeve. Ndërsa vijon përplasje me protestuesit, uniformat blu kanë arrestuar disa persona. Ne vendin ku parashikohet të ndërtohet parku janë rreth 200 forca policie të vendosura në dy kordon , një policia bashkiake dhe ajo e rendit.