Video/ Pandeli Majko: Ja si do të garantohet vota e emigrantëve!
E Premte 3 Gusht 2018, 12:12
Dritare.net
“Votimi është një moment shumë i rëndësishëm. Rezoluta që u votua e nënvijëzon dhe i kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore që të marrë sa më shpejt një vendim për këtë çështje. I takon këtij komisioni vendimi. Ajo që po diskutojmë është mënyra si do ta realizojmë votimin e emigrantëve”, tha Majko.
Ministri theksoi se me iniciativën e kësaj qeverie do të miratohen edhe këto tre ligje të rëndësishme ligjin për diasporën, ligji për fondin e zhvillimit të diasporës, ligjin për ngritjen e agjencisë kombëtare të diasporës.
Majko njoftoi se në çdo bashki të vendit do të ngirhen zyrat e diasporës dhe të emigracionit./V.D/dritare.net/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156007180781523/?t=0