Video/ Pak sekonda lumturi para tragjedisë
E Shtunë 29 Qershor 2019, 16:04
Dritare.net
Ngjarja ka ndodhur në Serik (Belek) të Antalyas, ku 62-vjeçari Abususenenh Abedalaziz me bashkëshorten dhe mbesën po bënin ‘parasailing’, (Ngritje me parashutë me ndihmën e një skafi në det).
Pas ngritjes në ajër të parashutës së lidhur në skaf, 62-vjeçari nuk i funksionuan pajisjet e sigurisë dhe ra në ujë nga një lartësi prej 50 metrash.
Shtetasi palestinez u dërgua në spital, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.
Në ujë ranë edhe bashkëshortja dhe mbesa e 62-vjeçarit, por fatmirësisht ato kanë pësuar lëndime të lehta./e.k-Dritare.net