Video/ Miriam Cani publikon klipin e ri, dedikim super i veçantë për Albanin
Dritare.net
Kjo këngë është edhe një dedikim super i veçantë për Alban Skënderajn, bashkëshortin e Miriamit.
Përmes një statusi në Instagram, Miriam ka bërë publike, pak sekonda të këngës së re, ku falënderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që e ndihmuan në këtë projekt.
Miriami nuk ka lënë pa falënderuar as Albanin, tekstshkruesin e këngës, të cilin e konsideron frymëzimin e përjetshëm dhe forcën më të madhe.
“I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, faleminderit @albanskenderaj për këto vargje kaq romantike ❤️ Ti je frymëzimi im i përjetshëm dhe forca ime më e madhe!”,- shkruan Miriami
“Përjetësinë me ty e jetoj.. me ty e jetoj. Një jetë nuk më mjafton.. jo nuk më mjafton!”, janë pak vargje nga kënga, të cilat Miriam i ka ndarë në Instagram./K.C/dritare.net