Video/ Mesazhi prekës në sfidën Partizani-Tirana: Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë
E Premte 13 Dhjetor 2019, 19:07
Dritare.net
Kjo është ndeshja e parë e Kategorisë Superiore që luhet në këtë stadium.
Para se lojtarët të nisnin lojën, në fushën e blertë kanë parakaluar ushtarët dhe policët që morën pjesë në ekipet e kërkim-shpëtimit në Thumanë e Durrës, e nxorën nga rrënojat trupat e të plagosurve dhe viktimat që la tërmeti i 26 nëntorit.
Pasi zbritën në fushë, të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kanë duartrokitur. Ndërkohë dhe tifozët e Partizanit kanë bërë një homazh për viktimat e tërmetit, duke shkruar në banderolë: “Muret do të ngrihen sërish, engjëjt do të kujtohen përgjithmonë!”/K.C/dritare.net
https://www.instagram.com/p/B6BdSRVFvDQ/?utm_source=ig_web_copy_link