Video/ Lëvizte me armë dhe makinë të vjedhur, arrestohet 27-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe makinë të vjedhur. Mësohet se, 27-vjeçari, ka qenë dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë. Shpallet në kërkim edhe një 42-vjeçar që mashtroi shtetasin italian duke i marrë makinën.

“Qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe me makinë të vjedhur, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. Vihet në pranga 27 vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” mbetur në tentativë. Shpallet në kërkim edhe 42 vjeçari që mashtroi shtetasin italian duke i marrë makinën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se nëpërmjet mashtrimit  shtetasi E. P, i kishte marrë automjetin Alfa Romeo dhe nuk ia kishte kthyer më, organizuan punën për gjetjen e automjetit. Si rezultat i punës dhe informacioneve të grumbulluara, në rrugën “Bilal Golemi” shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin, ku dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri  Pistoletë “TT”. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  të shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë  për “Vrasja” mbetur në tentativë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” e shtetasit E. P 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit E.S.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”,– njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Ja si do të duken banesat që do të ndërtojë Behgjet Pacolli, në Thumanë!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.