Video/ Kur Berisha kërcënonte për Piramidën: Ajo godinë do të zbrazet!
Dritare.net
Në vitin 2005, qeveria Berisha kërkoi që të prishej Piramida dhe në vend të saj të ndërtoheshin Biblioteka Kombëtare dhe Galeria Kombëtare e Arteve, e më pas Teatri Kombëtar.
Duke qenë se zbrazja e Piramidës u orvat për disa kohë, në maj të 2007-ës, Sali Berisha deklaroi se: "Nëse është shtyrë operacioni për zbrazjen e piramidës është bërë vetëm në sens të tolerancës gjersa nuk është përfunduar tenderi. Tenderi është shpallur dhe sapo të shpallet fituesi ajo godinë do të zbrazet nga e para."
Ndërkohë që, projekti për ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare, Galerisë së Arteve dhe Teatrit dështoi, në tetor të 2010, Kuvendi i Shqipërisë hap konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e Parlamentit të ri te Piramida, me vlerën 110 milionë euro. Me idenë që kjo ndërtesë të ishte gati në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, por që nuk u realizua për shkak të kostove shumë të larta./dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=NpMP8ioLroM&feature=youtu.be