Video/ Kuqezinjtë, stërvitja e fundit para përballjes me Zvicrën

Trajneri i kuqezinjve Xhani De Biazi mblodhi pasditen e së premtes 23 futbollistët në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Zvicrën.

Pas konferencës për mediat që mbajti me kapitenin Lorik Cana rreth orës 18:30, futbollistët zbritën në “Stade Bollaert-Delelis” për t’u njohur me udhëzimet e fundit të teknikut italian në fushë.

Fillimisht, lojtarët kryen nxehje në fushë duke vrapuar në grupe dhe më pas, trajneri urdhëroi daljen e mediave nga stadiumi.

LEXO DHE :  Vajza të reja dhe plot fuqi/ Këto tre emra, sapo bënë historinë

Kjo skemë është ndjekur nga De Biazi edhe në stërvitjet e fundit të Kombëtares në Francë, paçka se ka pasur edhe disa seanca stërvitore që janë zhvilluar të hapura për mediat.

Kuqezinjtë pritet të njihen me skemat e trajnerit një ditë para ndeshjes finale me Zvicrën, takim i cili do të luhet mesditën e së shtunës në orën 15:00 në Lens.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.