Video/ Këmbësorët rrezikojnë jetën në vijat e bardha, shihni ç’bën policia!
Dritare.net
Ndërkohë, pasditen e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar një video, ku drejtuesit e mjeteve në kryeqytet nuk e respektonin lëvizjen dhe kalimin e këmbësorëve në vijat e bardha.
Policia njofton se: "Siguria e këmbësoreve në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në ??, e rrugorëve."
"Siguria e kembesoreve ne vendkalimet e percaktuara, ishte perseri sot ne ??, e rrugoreve ?♀? te kryeqytetit, ku me gjith punen ?✍dhe rezultatet e arritura, ne funksion te planeve “Tispol Gusht 2018” jane te shumta shkeljet ku drejtuesit e mjeteve te te gjitha kategorive, nuk u japin perparesi ??♂?♀ edhe ne vendkalimet e tyre ne zonen me te rendesishme te kryeqytetit, Bulevadin Deshmoret e Kombit, zone e cila ne kete kohe eshte thuajse cdo dite me e vizituara nga turistet e huaj dhe sjellje te tilla, jo vetem cenojne sigurine e kembesoreve, por edhe japin nje imazh tejet negativ per turistet.
Pamjet e rregjistruara në Bulevard pergjate dy ore monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh te cilet u ndeshkuan per mosdhenie perparesie ndaj kembesoreve ne vendkalimet e tyre, 15 nga te cilet rezultuan edhe me mangesi te tjera ne dokumentacionin e nevojshem per qarkullim dhe praktikat per keto raste, ju percollen Organit Administrativ Shteteror, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane per shqyrtim dhe gjykim te metejshem.
Duke ju uruar nje fundjave te mbare, ?♀ Rrugore ju keshillon per me shum kujdes dhe vetepermbajtje gjate drejtimit te automjetit, mos drejto mjetin pas perdorimit te ?, mos perdor ?gjate drejtimit te mjetit, respekto kufizimet e shpejtesise dhe sinjalizimin rrugor?⛔, me qellim qe destinacioni i fundjaves, te mos jete i fundit per ju dhe te tjeret?",-thuhet në njoftimin e policisë./K.C/Dritare.net