Video/ Kapsolla e molotov, policia publikon pamjet dhe arreston protestuesin e opozitës

Policia ka publikuar një video ku shihet një protestues duke hedhur kapsolla e bomba Molotov, gjatë protestës së opozitës së 11 majit.

Policia, personi në video, është i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet shtetërore dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë, sende të forta.

Gjithashtu policia shprehet se ka arrestuar personin në fjalë.

“Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës të datës 11 Maj 2019, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Q., 40 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë”, deklaron Policia.

LEXO DHE :  Armë e dhunë mes familjes në Tiranë, disa të arrestuar

 

Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.