Video/ Ja momenti i arrestimit të shumëkërkuarit nga Shkodra!

Policia ka parandaluar një vrasje në Tiranë edhe ka vënë në pranga, Sadetin Erkoçeviq, person me rrezikshmëri të lartë. Mbrëmë rreth orës 20:50 policia ka marrë njoftim nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë se në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete. Policia ka bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar dhe e kanë mbajtur nën kontroll. Pas identifikimit, policia ka ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, Erkoçeviqin, lindur dhe banues në Shkodër.
28-vjecari është një emër shumë i njohur për policinë. Në dhjetor të vitit 2018, Policia e Shtetit publikoi listën e 31 personave më të rrezikshëm të Shkodrës, mes të cilëve ishte edhe Erkoçeviqi.
Sadetin Erkoçeviq, është dënuar me 20 vjet burg për vrasje me dashje, të kryer në vitin 2014. Më poshtë keni momentin e arrestimit të 28-vjeçarit./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  A po e bllokon Ilir Meta SPAK-un, si Gjykatën Kushtetuese?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.