Deputetë të opozitës kanë rrethuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në foltore, teksa ky i fundit do merrte fjalën në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Nënkryetarja e Kuvendit i ka ftuar të ulen nëpër vende, por ata i janë afruar në foltore, duke mos e lënë të merrte fjalën. Kreu i grupit të PD-së, Paloka ka shtyrë ministrin Beqaj, pasi sipas tij, fjalën duhet ta merrte ish kryeministri Berisha dhe jo ai. Incidenti ndodhi sapo Leskaj njoftoi se në sallë ishte një delegacion francez që po ndiqte seancën.