Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Greke dhe Policinë e Delvinës. Ajo ka goditur një grup që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë të banesave në fshatrat e Igumenicës, Greqi. Janë arrestuar tre shtetas pjestarë të grupit si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Policia ka sekuesturar dy armë zjarri pistoletë, telefona celularë, bizhuteri dhe një automjet me të cilin lëviznin shtetasit e arrestuar.
Shtetasit e arrestuar janë:
– Gëzim E., 40 vjeç, banues në Sarandë, drejtuesi i automjettit
– Nel Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë
– Alfred H., 34 vjeç, banues në Durrës.