Video/ Gjinushi ofendon gazetaren: Shko mjekohu se qenke shumë e eksituar

Gjatë një deklarate për mediat pasi u zgjodh kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka pasur debat me një gazetare të cilësi i ka folur më rëndë nga sa duhet.

Gjinushit nuk i pëlqeu pyetja që iu bë nga gazetarja dhe për të shmangur përgjigjen i tha se është shumë e eksituar dhe se duhet të mjekohet.

Debati i Gjinushit me gazetaren

Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkenca, para Reformës apo në momentin që po e bënit Reformën?

LEXO DHE :  Pas ftesës së Ramës, Basha mbledh aleatët në selinë blu

Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, se ti ke qenë kryetar partie në atë kohë

Gjinushi: Mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje…

Gazetarja: Si s’ka përgjigje? Kur të lindi, para Reformës apo gjatë?

Gjinushi: Qenke shumë e eksituar, shko mjekohu

Gazetarja: Shko mjekohu ti, se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. Kujdes me gjuhën, i pa edukatë./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.