Video/ Bulizmi ndikon në shtimin e vetëvrasjeve
Dritare.net
Ndërsa në shkollat e mesme bulizimi shfaqet në forma të tjera. Dhuna fizike në gjimnaze është më prezente. Psikologë pranë shkollave tregojnë për raste të shtuara të bulizimit. Fëmijët me probleme familjare janë më të pritur për të ushtruar dhunë ndaj atyre që i konsiderojnë të dobët.
Bulizimi shkakton mbyllje të vetvetes te fëmijët, tërheqje nga shoqëria dhe mosinteresim për jetën. Shpesh ky fenomen është cilësuar si shkaktar i vetëvrasjeve tek të rinjtë. Sipas një vrojtimi të kryer dhe prezantuar një ditë më parë nga Këshilli i Evropës, nxënësit bien viktima të bulizmit të paktën 2 herë në muaj. Në çdo klasë ka të paktën një fëmijë që përjeton forma të ndryshme të dhunës. Ky fenomen është më i përhapur tek moshat 11 deri 15 vjeç./Vizion Plus