Video/ Basha: Ja rekordet e vjedhjeve të Ramës këto 6 muaj!
Dritare.net
"Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private. Ja rekordet e vjedhjeve të Hajdutit Psiqik këto 6 muaj:",- shkruan Basha./K.C/dritare.net